Mesdheu po ngrohet çdo vit, ujërat arrijnë temperatura thuajse tropikale prej 28 gradë celsius

Vit pas viti temperaturat në detin Mesdhe janë rritur ndjeshëm. Por, pas valës së të nxehtit në qershor, veçanërisht ujërat e Mesdheut përreth brigjeve franceze kanë arritur temperatura thuajse tropikale prej 28 gradësh celcius, nivele këto që zakonisht mund të arrihen vetëm në gusht, shkruan Top Channel.

Por ndërsa kjo mund të jetë e pëlqyeshme për pushuesit, temperatura e lartë e ujit të detit, po shkakton probleme për florën dhe faunën duke sjellë vdekje për shumë specie e duke tërhequr vizitorë të tjerë jo fort të mirëpritur si kandilët e detit apo raxhat helmuese.

Aktivistët që monitorojnë pasojat e ndryshimeve klimaterike në Mesdhe, për 20 vitet e fundit, thonë se ato prekin më shumë se 80 për qind të sipërfaqes së Mesdheut dhe se temperatura është rritur me 1.4 gradë celcius që nga 1982.

Për më tepër, ndryshimi i kushteve mund të prekë edhe shpërndarjen e specieve. Kohët e fundit edhe peshku luan po krijon koloni në Mesdhe.

I ardhur nga ujërat e ngrohta të paqësorit jugor dhe oqeanit indian, ai mund të ketë pasoja shkatërrimtare në biodiversitetin e Mesdheut ku të vetmit predatorë janë njerëzit.

Edhe vetë plazhet, janë më të rrezikuara si pasojë e ngrohjes që garanton një terren të favorshëm për bakteret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button