Daçiq: Pozicioni i BE-së nuk thotë se Kosova është e pavarur

Daçiq ka thënë se qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është e pavarur dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov duhet të respektojë këtë pozicion të BE-së, shkruan Lajmi.net.

“Bojko, më lejoni të ju them diçka, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Ju Bojko, duhet të respektoni qëndrimin e BE-së dhe mos mbajni mësim për Borrelin. Çfarë do të thotë kjo mospërfillje, çfarë ju duket?”, tha me nervozizëm Daçiq.

Ai këto komente i bëri kundër deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov i cili tha se pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shefi i ardhshëm i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell duhet të veprojë në përputhje me politikat e BE-së.

Duke komentuar deklaratën e analistit Bodo Weber se Borrell do t’i ndihmojë Beogradin të kuptojë se realiteti është pavarësia e Kosovës, Daçiq tha se dikush duhet t’i ndihmojë dhe t’i këshillojë ata se realiteti është ndryshe.

Duke komentuar mbi deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel e cila vlerësoi Serbinë për përparimin ekonomik, ministri i jashtëm serb tha se beson se deklarata e saj do të ndikoj në opozitën e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button