RMV, do të kontrollohen banesat sociale

Ndërtesat me banesa sociale, të cilat shteti i ka ndërtuar viteve të kaluara, nuk janë tërësisht të plotësuara. Ndërkohë që banesa të zbrazëta, ku s’banon askush, ka familje të cilat me vite lusin të gjejnë çfarëdo kulmi mbi kokë. Përveç kësaj, në disa nga ndërtesat, banorët dëshmojnë se edhe pavarësisht që banesat janë ndarë, në ato rrallë ka të pranishëm banorët ose ata vijnë gjatë pushimeve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Këtë informatë e kanë të njohur institucionet. SHA për ekonomizim me hapësirat banesore dhe afariste me kontrolle në teren i verifikon të gjitha banesat sociale.

“Kur t’i konstatojmë të gjitha ato banesa ku s’ka banorë, të cilët në këtë moment nuk jetojnë në to, të njëjtat do të dërgohen në Ministrinë për punë dhe politikë sociale për t’u konstatuar gjendja e tyre, përkatësisht nëse ata persona edhe më tutje i plotësojnë kushtet për t’i shfrytëzuar ato banesa. Nëse konstatohet që ata persona nuk i plotësojnë kushtet, do të vazhdojmë tutje në drejtim të ndërprerjes së kontratave dhe ato banesa do t’u ndahen personave, të cilët kanë nevojë, deklaroi Kristijan Trajkovski, drejtor i SHA për hapësirë banesore dhe afariste.

Shteti tash më është duke përgatitur sistem të ri për ndarjen e banesave sociale.
Qëllimi është hapësira banesore të cilën e ndërton shteti t’u ndahet atyre që janë në rrezik social, atyre të cilëve më së shumti u nevojitet.

“Ndarja do të bëhet me procedurë transparente, sipas pikëve, që personat i realizojnë në pjesën e të ardhurave të tyre, numrit të anëtarëve të familjes dhe do t’i fitojnë me sistem elektronik, i cili do të jetë real dhe do t’u siguron kategorive sociale, që janë më së shumti të rrezikuara dhe më së shumti kanë nevojë për zgjidhjen e çështjes banesore”, tha drejtori Trajkovski.

Të premten filloi ndërtimi i ndërtesës së pare sociale në Probishtip, në të cilën pas 18 muajsh pritet të akomodohen 48 familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button