Shkeljet e Komisionit rregullator për energjetikë nën thjerrën e revizorëve!

Probleme me lejen për ta përdorur objektin në të cilin ndodhet KRrE, vërejtje në lidhje me pagesën e shpenzimeve për karburant të shpenzuar, padi nga ish-punonjësit – raportet financiare dhe funksionimi i Komisionit rregullator për energjetikë nën thjerrë të revizionit shtetëror, njofton Portalb.mk.

Pagesa e rrogave, kompensimeve…

Mungesë e kontrollit të brendshëm financiar dhe kuadër i pamjaftueshëm është regjistruar nga revizorët shtetërorë në Komisionin rregullator për energjetikë.

“Nuk është vendosur kontroll i brendshëm financiar, gjegjësisht nuk është krijuar sistem i politikave, procedurave dhe aktiviteteve të personit përgjegjës. Sektori për çështje administrative, financiare dhe të përgjithshme nuk është i ekipuar, nuk është emëruar udhëheqës dhe ndihmës-udhëheqës i sektorit”- shkruajnë revizorët dhe konstatojnë:

“Për shkak të mosekzistimit të sistemit adekuat për menaxhim dhe kontroll financiar, ekziston rreziku i paraqitjes së gabuar të të dhënave në librat tregtarë dhe raportet financiare, si dhe rreziku për parregullsi dhe mospërputhje në zbatimin e dispozitave ligjore”.

Në KRrE në vitin 2017 u janë paguar rroga kryetarit dhe anëtarëve të komisionit në bazë të Marrëveshjes kolektive të KRrE-së, gjë që nuk ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore (Ligji për energjetikë) dhe për të cilën gjë nuk është miratuar akt nga Kuvendi i RM-së, e cila e zgjedh kryetarin dhe anëtarët e komisionit.

“Me Ligjin e ri për energjetikë të miratuar në maj të vitit 2018 është përcaktuar se rroga neto e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit të KRE-së nuk mund të jetë më e lartë se shuma e pesë rrogave mesatare mujore neto të paguara në vend” – thekson revizori.

Në librat afariste në fund të vitit 2017 janë evidentuar 2.6 milionë euro në bazë të mjeteve të paguara për blerjen e hapësirës afariste në objektin administrativ “Administrata publike – institucionet shtetërore”. Në këtë objekt, ku janë vendosur 6 institucione, KRrE-ja investitorit i ka paguar 2.5 milion euro, ndërsa rreth 155.000 euro janë dedikuar për përgatitjen e projektit.

“Pas përfundimit të ndërtimit të objektit, nuk është bërë pranimi cilësor dhe sasior i objektit, kontraktuesi nuk ka dorëzuar njoftim me shkrim tek investitori-koordinatori se punët janë kryer sipas kontratës, kontraktuesi nuk ka përgatitur një kalkulim përfundimtar për punët e kryera përpara se të paraqesë kërkesën për lejim për përdorim, por më së voni në afat prej 10 ditësh pas përfundimit të punimeve. Më 30 shtator 2017 është pranuar një garanci për kryerjen në kohë dhe me cilësi të punimeve, duke theksuar se ajo është garancia e fundit nga kontraktuesi dhe nëse nuk bëhet pranimi teknik i objektit nuk kryhet, kontraktuesi nuk do të dorëzojë garanci bankare” – thotë revizori dhe potencon se edhe pse punimet kishin përfunduar në prill të vitit 2017, për objektin akoma nuk është bërë kontrolli teknik i ndërtimit nga ana e Komisionit të formuar nga organi kompetent – MTV, nuk është lëshuar leje për përdorim dhe nuk është bërë pranim-dorëzimi.

Komisioni rregullator për energjetikë
Komisioni rregullator për energjetikë

“Deri në ditën e revizionit në këtë objekt janë vendosur vetëm 4 institucione (KRE, M-NAV, AMS dhe KLV), ende nuk përdoren hapësirat afariste në katin përdhes, në katin e parë dhe të dytë, gjegjësisht ende nuk janë vendosur institucionet e tjera, edhe pse është thënë se ndërtesa është plotësisht në funksion”- thuhet në raportin e revizionit, njofton Portalb.mk.

Nga llogaria e Komisionit rregullator për energjetikë në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017 gjithsej janë shpenzuar 2.6 milionë euro për blerjen e hapësirave afariste, ndërsa me krahasimin e mjeteve të planifikuara në nivel vjetor, revizorët kanë konstatuar një diferencë prej 2.2 milion eurosh për mjete të paplanifikuara-të shpenzuara.

Kontestet gjyqësore…

Pas revizionit të kryer, u konstatua se Komisioni rregullator për energjetikë është pjesë e katër kontesteve gjyqësore, nga të cilat dy janë konteste tregtare dhe dy konteste civile me një vlerë të përgjithshme prej pothuajse 20 milionë euro.

“Në proces janë dy konteste tregtare të iniciuara kundër KRE-së nga një ish-bartës i licencës për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë për ngrohje për kompensim të dëmeve në vlerë prej 19.6 milion eurosh. Gjatë revizionit nga anë e gjykatës së shkallës së parë për paditësin në të dyja kontestet tregtare është miratuar Aktvendim për procedurë të falimentimit” – thekson revizioni dhe potencon se kontestet janë ngritur në vitin 2012. Lidhur me paditë civile, në raportin e revizionit thuhet:

“Në proces janë dy konteste civile të iniciuara nga dy ish-anëtarë të Komisionit rregullator kundër KRrE-së për kompensimin e dëmeve në vlerë prej 187.000 eurosh për shkak të shkarkimit nga Parlamenti i RM-së.

Më shumë se gjysmë milionë euro janë shpenzuan për pagesën e rrogave dhe kompensimeve të punonjësve në KRE në vitin 2017. Revizion konstaton se janë bërë pagesa të shpenzimeve të udhëtimit për anëtarët e komisionit në bazë të kompensimit në lartësi prej 20% të çmimit për litër të karburantit për çdo kilometër të kaluar me automobil personal dhe kompensim për pagesat rrugore, për të cilat nuk ka miratuar akt përkatës nga organi kompetent.

Vërejtjet nga ana e KRrE-së në lidhje me gjetjet e revizionit…

Raportet financiare që janë nën thjerrë të raportit të revizionit janë përgjegjësi e Dimitar Petrovit, drejtor i KRE-së deri më 26 qershor 2018, dhe Marko Bislimovskit, drejtor i KRE-së prej 26 qershorit të vitit 2018.

Pas takimit të mbajtur me udhëheqjen e KRrE-së, është marrë përgjigje lidhur me Propozim-raportin e revizionit. Në vërejtjet drejtuar revizorëve, nga KRrE-ja, ndër të tjera, ata theksojnë se nga 1 shkurti i vitit 2019, një i punësuar ka qenë ndihmës i udhëheqësit në sektorin për çështje administrative, financiare dhe të përgjithshme, ndërsa procedura për punësimin e udhëheqësit është në zhvillim e sipër, gjegjësisht është shtyrë për shkak të zgjedhjeve. Rregullatorët kanë informuar se e kanë harmonizuar statutin dhe aktin për organizim dhe sistematizim me dispozitat ligjore. Lidhur me objektin e ri në të cilin është e vendosur KRE-ja, nga komisioni kanë informuar se ka pasur disa përpjekje për marrjen e lejes për përdorim, por ende nuk është përfunduar, ndërsa kërkesa, sipas informatave nga komisioni, është dorëzuar në Ministrinë e Transportit. Pas gjetjeve të revizionit për pagesën e kompensimeve, nga KRrE-ja informuan se shpenzimet janë paguar në bazë të Vendimit të miratuar nga Komisioni rregullator për vitin 2010. Disa nga vërejtjet janë pranuar pjesërisht, disa konsiderohen si informacion, ndërsa një pjesë janë refuzuar nga revizorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button