Romney më i fortë në përballjen e parë me Obama (VIDEO)

Debati prej nëntëdhjetë minuta, i pari mes kandidatëve për president të SHBA-ve ishte i fokusuar në çështjet e brendshme, para se të gjitha ekonomia, punësimi dhe deficiti qeveritar. Presidenti Obama deklaroi se ai ka një  vizion tjetër nga ai i sfiduesit Romney.

“Pyetja sonte nuk është se ku ishim, por ku do shkojmë tha guvernatori Romney, duke potencuar se kemi një të ardhme dhe perspektive në qoftë se i zvogëlojmë tatimet dhe anashkalojmë shëndetësinë. Unë kam një vizion tjetër ” tha Obama.

Ai beson se është me rëndësi të madhe investimi në arsimim, zhvillimi i burimeve të reja energjetike dhe të ndihmohen kompanitë e vogla. Mirëpo sipas Romneyt, këto politika të Obamas nuk janë zgjedhja e vërtetë për Shtetet e Bashkuara.

“Presidenti ka një qëndrim identik me atë kur ai hyri në garë para katër viteve, duke pretenduar se do ia del me krizën me qeveri më të madhe, me rritje të shpenzimeve dhe tatime më të larta. Kjo nuk është zgjedhje e problemeve për SHBA-të.

Romney i  demantoi akuzat e Obamës se planifikon ulje të tatimeve për të pasurit. Ai gjithashtu e fajësoi presidentin Obama për deficitin e lartë buxhetor ku tha :

“Mendoj se ajo nuk është më vetëm një çështje ekonomike. Mendoj se kjo më ka të bëjë edhe me moralin. Mendoj se nuk është ë moralshme që kjo gjeneratë të harxhojë më shumë se ajo që ne e kemi, duke e dituri se e gjithë barra do t’i bie gjeneratës së ardhshme.”
Ndërsa presidenti Obama, nuk mbeti pa arsyetim dhe përgjigje.

“Kur hyra në zyrën ovale, më përshëndeti një deficit prej trilion dollarësh. Dhe e dimë se nga vinte ai deficit. Nga dy luftërat të cilat i paguam, nga dy zvogëlimet e tatimeve, dhe nga një grumbull i madh i programeve të panevojshme, dhe normalisht nga kriza ekonomike”.
Ishte kjo një pjesë prej asaj që ata debatuan. Romney dukej energjetik, dhe u paraqit si një njohës i mirë i punëve.

Anketat pas debatit treguan se Romney ka qenë më mirë i pranuar nga publiku. 
Ndoshta nuk bëhet fjalë për një ndryshim dramatik brenda natës, mirëpo ky debat do t’i rit shpresat e republikanëve se ndoshta mund të kenë sukses më 6 nëntor. Deri atëherë  Obama dhe Romney duhet të përballen edhe në dy debate tjera ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button