Një muaj pas lëshimit në përdorim, Qeveria sot solemnisht e promovoi autostradën Milladinoc- Shtip

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në praninë e e ministrave, drejtorit për rrugë shtetërore dhe ambasadores kineze Jin Lisjen në mënyrë solemne sot e lëshoi në përdorim autostradën e re Milladinovc- Shtip, njofton Portalb.mk.

Por, kur para një muaji kjo autostradë u vu në funksion, nga Qeveria thanë se nuk do ketë solemnitet, por megjithatë ata ndërruan mendje. 

Autostrada është në gjatësi prej 47 kilometrave, e gjerë 27.4 metra, posedon 4 korsi me nga 3.75 metra dhe 2 korsi për ndalesa nga 2.5 metra. Shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometra në orë.

Në ndërtimin e autostradës përskaj ndërmarjes kineze “Sinohidro” ishin të angazhuara edhe dy kompani vendore “Beton” dhe “Granit”. Ndërtimi filloi më 21 shkurt të vitit 2014, me premtim nga qeveria e atëhershme se pjesa e gjatë 47 e rrugës kilometra do të përfundojë më 1 maj 2017.
Për projektin me vlerë prej 206 milionë euro kah fundi i vitit 2013 u ngrit kredit nga banka kineze “Eksim”, pasi më parë qeveria nuk arriti të gjejë kompani private që do ta ndërtonte dhe do të mblidhte të ardhura nga pikpagesat e autostradës

Kompania kineze “Sinohidro” është njohur edhe për “bombat” (përgjimet) për provizionet për ndërtimin e autostradës Shtip – Milladinovc. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button