Basha bëri thirrje për protestën e të hënës: “Asnjë hap pas”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu sikundër ka paralajmëruar edhe më herët protesta e rradhës do të jetë të hënën e 8 korrikut.

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati u bën thirrje të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj.

Njoftimi i Bashës

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button