Është zbuluar një varrezë masive në Brazil

Një varrezë masive u zbulua në qytetin Itaborai të Brazilit, në zonën e Rio de Janeiros, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet e policisë bëjnë të ditur se varreza masive është gjetur në lindje të vendit dhe se deri më tani janë zhvarrosur 12 trupa. Kjo është një zonë e kontrolluar nga forcat paraushtarake.

Shumica e kufomave janë të paidentifikuara dhe supozohet se janë anëtarë të korruptuar të milicisë.

Prokuroria e shtetit ka thirrur familjet dhe të afërmit e pjesëtarëve të milicisë që të lajmërohen nëse ka të rrëmbyer në mesin e familjeve të tyre ose të atyre që kanë humbur kontaktin.

Vlerësohet se pjesëtarët e milicisë, që veprojnë në zonë, kanë kryer pothuajse 50 vrasje që nga viti i kaluar, si dhe krime si tortura dhe shantazhe.

Forcat e sigurisë këtë javë kanë kapur 43 paramilitarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button