Samiti i Poznanit, ja sa para ka fituar Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Dje ka përfunduar Samiti i radhës i Procesit të Berlinit i mbajtur në Poznan të Polonisë. Instituti EPIK thotë se në nivelin politik, liderët ri-konfirmuan unanimisht mbështetjen e tyre për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk. 

“Liderët shqyrtuan progresin në pesë fusha specifike të bashkëpunimit: ekonomia, inter-konektiviteti, marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe çështje të hapura bilaterale dhe siguria. Njëkohësisht, liderët u dakorduan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë nikoqir të Samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit. Kjo do të jetë hera e parë që dy vende do të bashkë-kryesojnë samitin. Kroacia të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në maj 2020. Shqipëria të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm Digjital në vitin 2020. Po ashtu, liderët kanë mirëpritur ofertën e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që të jenë nikoqir të takimeve përgatitore të procesit të Berlinit gjatë vitit 2020”, thuhet në komunikatë.

Sipas EPIK-ut, Samiti në veçanti dakordoi pakon e ardhshme investuese për avancimin e inter-konektivitetit në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“U miratuan 8 projekte me investim të vlerësuar prej €728.2 milionë në avancimin e transportit rrugor, hekurudhor dhe sistemit energjetik. Në këtë drejtim, BE-ja do financoj këto investime me grant prej €180 milion. Përveç granit të BE-së, investimet do të financohen nga buxheti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kredi nga Banka Evropian për Investime (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Banka Gjermane Zhvillimore (KfW)”, thuhet tutje.

Këto janë projekte të dakorduara për financim gjatë Samitit të Poznanit:

MAQEDONIA E VERIUT

Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.

Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.

Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor Tabanovce.

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2.

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo.

Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.

SERBIA

Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.

KOSOVA

Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10.

Bashkangjitur gjeni dy infografikat për rezultatet e Samitit të Poznanit.

Projektet për të cilat kanë fituar para shtetet e Ballkanit Perëndimor
Projektet për të cilat kanë fituar para shtetet e Ballkanit Perëndimor

 

Projektet për të cilat kanë fituar para shtetet e Ballkanit Perëndimor
Samitet e radhës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button