Raiola: Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi

Mino Raiola, agjenti i mesfushorit francez Paul Pogba, ka konfirmuar se futbollisti dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi.

Raiola tha se ata janë aktualisht në proces ashtuqë 26-vjeçari Pogba të mund të largohet nga klubi në Old Trafford. Francezi, me miratimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, mungoi në javën e parë të përgatitjeve ndërsa kohët e fundit tha se ishte koha për të gjetur një sfidë të re.

“Të gjithë e dinë dëshirën e Pogbas për të vazhduar diku tjetër. Ne jemi në këtë proces. Gjithkush e di se çfarë ndjen ai. Të gjithë në klub, nga trajneri tek pronari, e dinë dëshirën e Pogbas”, tha Raiola për mediat britanike. Ai tha se nuk mund të konfirmonte nëse mesfushori do të udhëtonte me ekipin në turneun e së dielës në Australi.

“Nuk mund t’iu them asgjë. Jetojmë nga dita në ditë”, tha ai.

Pogba u kthye në Manchester United nga Juventusi në verën e vitit 2016 për një shumë rekorde prej 105 milionë euro. Për Unitedin së bashku me qëndrimin e tij të parë në Old Trafford nga 2010 në 2012, ai luajti 142 ndeshje dhe shënoi 31 gola. Në ekipin kombëtar francez me të cilin u bë kampion bote vitin e kaluar, luajti 69 ndeshje dhe shënoi 10 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button