Është sulmuar një xhami në Afganistan, 2 të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj një xhamie në provincën Ghazni në lindje të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Guvernatorit në Ghazni në një deklaratë tha se shpërthimi ka ndodhur në xhaminë Muhammedije që ndodhet në rajonin Hak Gariban.

Bomba ishte vendosur më parë në mihrab ndërsa sulmuesit e aktivizuan mjetin shpërthyes derisa besimtarët falnin namazin e jacisë.

Dy persona humbën jetën në shpërthim ndërsa të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button