Katër ditë pas rrokullisjes së trenit në Kumanovë, Hekurudha thotë se janë rregulluar binarët

Ekipet e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut  kanë njoftuar sot përmes kumtesës se kanë arritur të normalizojnë komunikacionin hekurudhor, pasi që kanë rregulluar binarët dhe kanë larguar trenin që u rrokullis të martën në hekurudhën në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës, transmeton Portalb.mk.

“Pas largimit të vagonëve nga binarët, kjo pjesë e hekurudhës është e gatshme për komunikacion. Me sanimim e hekurudhës është mundësuar që komunikacioni hekurudhor në koridorrin 10, përkatësisht në relacionin Shkup-Kumanovë (Tabanoc) të zhvillohet pa pengesa në të dy drejtimet.” thonë nga N.P “Hekurudhat e Maqedonisë.

Sipas fotografive të Portalb.mk, u pa se treni pësoi dëme të mëdha materiale por të lënduar nuk kishte.

Ndryshe, qysh nga viti 1992Hekurudha e Maqedonisë Veriore ka pasur më pak se 2 milionë udhëtarë në vit, numra nga të cilët kompania nuk mund të rimëkëmbet deri më sot. Përkeqësim i mëtejshëm i gjendjes është shënuar në gjashtë vitet e fundit, kur numri i qytetarëve të cilët udhëtojnë me tren ka rënë nën një milion.Çmimet e ulëta të transportit me aeroplan jashtë vendit, së bashku me rritjen e numrit të makinave në vend, shfaqja e taksistëve të paligjshme në trafikun ndër urban dhe mirëmbajtja e pamjaftueshme e trenave kanë rezultuar me rënie të interesit për të udhëtuar me tren.

Sondazhet e rregullta për hulumtim të respektimit të të drejtave të udhëtarëve, të cilat i realizon Agjencia për rregullim të sektorit hekurudhor, tregojnë se qytetarët kanë numër të madh ankesash lidhur me përdorimin e trenit si mjet transportues. Në raportin e fundit vjetor për punën e kësaj agjencie, për vitin 2017, theksohet udhëtarët më së shpeshti ankohen për trenat e vjetër, numrin e vogël të vagonëve dhe mungesë të higjienës.

LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e hekurudhës: për tre dekada është ulur 12 herë numri i udhëtarëve me tren (VIDEO)

LEXO: Udhëtarët e kanë vlerësuar me tresh cilësinë e shërbimeve në trenat e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button