Kusari: Kush do paguajë për gjyqin e Edi Ramës me gazetarin gjerman

Këshilltarja ligjore pranë Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit me bazë në Leipzig, Flutura Kusari në një lidhje Skype në emisionin “A Show”, ka folur për lirinë e medias në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Aty në emision, Kusari fajësoi liderët shtetërore për situatën e medias në vendin tonë. “Raporti i OSBE thotë se mediat shërbejnë si lobues të pronarit të tyre dhe nga kjo problematikë lind censura dhe vetëcensura. Situata e mediave edhe pse akuzon pronarët, duhet ditur se përgjegjës janë udhëheqësit shtetëror duke filluar nga kryeministri Rama etj.”-deklaroi Kusari.

Ajo u ndal edhe tek padia e kryeministrit Rama ndaj gazetarit të “BildPeter Tiede, pas publikimit të përgjimeve të blerjes së votave me bandat kriminale në Durrës dhe Dibër. Kusari tha se e dënon veprimin e Ramës, madje në një konferencë e ka pyetur kryeministrin se kush do të paguajë dhe me çfarë parash avokatët. Sipas saj, Rama ka thënë se varet në çfarë cilësie do t’i ushtrojë këto padi, ndërsa Kusari tha se shpresojmë që mos të jenë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button