Breshëri zbardhi qytetin slloven, banorët e largojnë me lopata

Europa është përfshirë nga një mot i “çmendur”. Disa shtete po përvëlohen nga i nxehti, ndërkohë të tjera janë pushtuar nga shiu dhe breshëri, transmeton Koha.net.

Sllovenia është përfshirë nga shi i shoqëruar me breshër të madh. Qyteti i vogël verior Mozirje në Slloveni, dy ditë më parë u mbulua nga breshëri, sasia e të cilit ishte aq e madhe saqë banorët u detyruan ta largojnë me lopata.

Ditë më parë, nga reshjet e mëdha të shiut në Serbi u përmbytën shumë zona dhe një situatë e ngjashme ishte edhe në Kroaci e Bosnjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button