Takimi Zaev-Tereza Mej: Britania së shpejti do të ratifikon Protokollin për anëtarësimin e RMV në NATO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, arriti të zhvillon një takim bilateral edhe me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, njofton Portalb.mk.

Këto takime kryeministri Zaev i zhvillon në Poznan të Polonisë, aty ku po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Të dy kryeministrat në takim shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, me shpresë se miqësia në të ardhmen do të thellohet, posaçërisht në bashkëpunimin ekonomik, duke u ndalur te interesimi i kompanive britanike për investime në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministrat u ndalën edhe te bashkëpunimi brenda ombrellës së NATO-s, duke treguar kryeministrja Tereza Mej se janë drejt finalizimit të procedurave për të ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Siç informon kabineti i kryeministrit Zaev, Tereza Mej shpreson se data për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE do të jepet në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button