Deri më tani, aplikacionin “MojDDV” e kanë shkarkuar mbi 58,000 qytetarë, janë lexuar gjithsej 433,204 llogari

Gjithsej 57,973 përdorues e kanë shkarkuar aplikacionin “MojDDV” nga ueb faqja e DAP-it nga promovimi i tij më 1 korrik, deri sot në mëngjes, informoi drejtorja Sanja Lukarevska, transmeton META.mk.

Gjatë kësaj periudhe janë lexuar gjithsej 433.204 llogari për qarkullimin e realizuar në vlerë prej rreth 240.978.000 denarë, me kthim prej rreth 7 milionë denarë të TVSH-së ose afër 120 mijë euro.

Sipas Lukarevskës, masa tashmë po jep efektet e para të dëshiruara të aplikimit në lidhje me lëshimin e faturave fiskale dhe përballjen me ekonominë gri.

Problemi i vetëm, shtoi ajo, është aktualisht rreth përdorimit të aplikacionit se atë nuk mund ta shkarkojnë përdoruesit që kanë telefona të markës “iPhone“. Në lidhje me këtë, ajo sqaroi se që nga 25 maj i këtij viti, DAP e ka kontaktuar zyrën e Apple për të kërkuar që aplikacioni të vendoset në faqen e tyre. Por, për shkak të rregullave restriktive dhe strikte të Apple, kjo procedurë është vonuar.

Nga DAP thonë se gjatë ditëve të kaluara kanë pranuar një numër të madh të kallëzimeve nga qytetarët në linjën 198 për të raportuar parregullsi për shkak të mos lëshimit të faturave fiskale dhe vendet ku nuk janë lëshuar. Për këto raporte, DAP njoftua se do të dërgojnë ekipet e tyre në terren për të kontrolluar punën e atyre subjekteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button