Polonia kritikoi BE-në për rastin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.

Shteteve të Ballkanit nuk duhet t’iu kërkohet të marrin pjesë në një garë “ku nuk mund të shohin vijën e finishit”, tha Duda gjatë një samiti të Ballkanit Perëndimor, në qytetin Poznan të Polonisë.

Duda tha se të dyja vendet kanë kaluar nëpër “reforma të vështira”, për të përmirësuar shanset e tyre për anëtarësim në BE.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE-së e kanë shtyrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor, për shkak të hezitimeve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Holandën.

Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në BE janë: Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, këtë javë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button