Lëvizja Besa: Të zgjidhet problemi i lumit në Poroj të Tetovës

Lëvizja Besa ka reaguar për mosrregullimin e lumit në fshatin Poroj të Tetovës. Sipas tyre, Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshimet e reja, madje edhe me pasoja më të rënda se ato të vërshimeve të fundit, transmeton Portalb.mk

Ndër vite, vërshime të mëdha po ndodhin në fshatin Poroj, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit në këtë fshat. Banorët e Porojit  ky problem i ndjek që nga vitet 1930, 1968, 1979, 1997, 2015 dhe së fundmi 2017”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Ata njoftojnë se zanafilla e vërshimeve në Lumin e Porojit është në bjeshkët mbi fshatin Gjermë të Tetovës, prej nga uji bart me vete gjithçka që i del përpara dhe i sjell poshtë në fshatin Poroj dhe me gjërë.

Në kohën e ish Jugosllavisë janë ndërtuar diga dhe kaskada, që për fat të keq nuk janë mirëmbajtur dhe të njejtat pas vërshimeve të viteve të fundit dhe vërshimeve të mëhershme, janë dëmtuar tërësisht. Tash banorët e fshatit Poroj, dhe fshatrave përreth janë lënë në mëshirë të fatit, dhe kanë ankth nëse fillojnë edhe rreshjet më të lehta të shiut.

Ata thonë se premtime ka pasur shumë, edhe nga Kryeministri Zoran Zaev  bashkë me ekipin e tij të qeverisë, si dhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku në vitin 2017 premtuan se në Poroj do të investohet dhe do të ndalohen problemet me vërshimet që e godasin vazhdimisht. Pas vërshimeve që përmbyti Porojin, sipas tyre, kryeministri Zoran Zaev tha se do të do të intervenohet menjëherë dhe poashtu tha se viti 2018 do të jetë viti i punës dhe investimeve, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu si u paralajmërua. 

Banorët e Porojit nuk kërkojnë mëshirë nga autoritetet lokale dhe pushteti qendror, por kërkojnë që të merren me ZGJIDHJEN E PROBLEMIT, jo me problemin që çdo vit na përsëritet. Lëvizja BESA i bën thirrje autoriteteve shtetërore, kryeministrit, ministrave, dhe kryetares të Komunës që mos të merren me investime kozmetike, por të merren me investime rrënjësore që do të sjellin përmirësimin real të gjendjes si në Poroj por edhe më gjërë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button