Orce Kamçev nuk mban mend se ka folur me Olivera Trajkovskën kur është arrestuar Lube

Dëshmitari Orce Kamçev i buzëqeshur, ashtu si hyri, ashtu edhe doli nga Gjykata Penale, njofton Sdk.mk

“Për ngjarjen e 6 qershorit, 2011 për Lube Boshkoskin kam njohuri aq sa të gjithë e kanë parë në TV, kinse kishte marrë ryshfet, kishte negociuar për emrin dhe se duhet të arrestohet”, e filloi dëshminë e shkurtër Jordan Kamçev në gjykimin për lëndën “Tortura” të PSP-së, në të cilën i pandehuri i parë është ish-Drejtor i DSK-së Sasho Mijallkov.

Kam folur atë ditë në telefon, nuk është e ndaluar të flitet për vepra kriminale, iu përgjigj Kamçev prokurorit Ljubomir Lape, në pyetjen nëse kishte biseduar atë ditë në telefon në lidhje me këtë rast.

I pyetur, megjithatë, se a e mban mend se kishte biseduar me Olivera Trajkovskën, e cila dëshmoi para tij se kishin biseduar dhe se atij arrestimin ia kishte paralajmëruar Sasho Mijallkovi, ai u përgjigj:

“Nuk më kujtohet se atë ditë kam folur me Olivera Trajkovskën”.

Pasi përkujtimit se bisedat ia kishin lëshuar në PSP, ai tha:

“Po, m’i ju vutë në dukje bisedat e përgjuara në PSP atëherë, por unë nuk i pranoj ato. Ndoshta janë të prera, të ngjitura dhe të montuara”.

Askush nuk kishte ndonjë pyetje tjetër, Kamçev i buzëqeshur, si hyri, ashtu edhe doli.

Në “Torturë” për trajtim çnjerëzor dhe përçmim gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit në vitin 2011, një ditë pas fitores zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, i pandehuri i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, pastaj komandant i njësitit “Alfa” Ivica Ançevski –Puki dhe 5 të tjerë nga e njëjta njësi.

LEXO: Gjykata ia kthen pasaportën Orce Kamçevit, PSP e sheh në TV që ai është në Këln 

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TORTURA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button