Pse princeshë Diana pas divorcit nuk u vesh më me Chanel? Arsyeja është prekëse

Princeshë Diana, një nga ikonat më të rëndësishme të stilit të shekullit të 20-të, ishte e njohur për veshjen e shumë markave të stilistëve klasikë, nga Jimmy Choo deri tek Christian Dior. Mirëpo, pas divorcit nga princi Charls, ajo i është shmangur një shtëpie mode, shkruan Class.

Sipas stilistit, Jayson Brundson, i cili ka punuar në vitin 1996 me princeshë Diana-n, ajo ka refuzuar të vishet me Chanel për shkak të logos me C-n e dyfishtë.

Brundson shpjegoi se ndërkohë që përgatiste veshjen e saj gjatë një udhëtimi në Australi, Diana i tha atij se nuk mund të vishte një palë këpucë klasike të Chanel.

Pse? Për shkak të logos me C të dyfishtë, për Diana-n, kjo gjë i kujtonte “Camilla dhe Charles”.Ish-bashkëshorti i saj, princi Charles e tradhtoi me Camilla-n, dukeshën me të cilën ai vazhdon të jetë sot edhe asaj dite. Pra, Princeshë Diana e shmangu markën Chanel, sepse i kujtonte princin dhe Camilla-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button