fbpx

SHBA festoi Ditën e Pavarësisë, tanke në rrugët e Uashingtonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur festimet për 243 vjetorin e pavarësisë, të cilat do të kulmojnë në orët në vijim.

Festimet duken ndryshe këtë vit, ndërsa Presidenti Trump i dha atyre frymën ushtarake krahas ceremonisë tradicionale në Kapitol, ku ndodhet godina e Kongresit amerikan, njofton TCH.

Presidenti Trump po akuzohet për shndërrimin e festimeve normalisht jopolitike të 4 korrikut, në një aktivitet me tone politike.
Tradicionalisht, festimet për 4 korrikun nuk i mëshojnë aspektit ushtarak dhe kritikët po e akuzojnë Presidentin se po e shfrytëzon ushtrinë amerikane për të fituar përkrahje politike për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë .

Ushtria u kërkoi banorëve të Uashingtonit të mos përfshihen nga paniku, nëse së paku dy transportues Bradley dhe dy tanke M1A1 Abrams janë vendosur në qendër të kryeqytetit amerikan, me rastin e 4 korrikut. Koloneli i ushtrisë, Sunset Belinsky, tha se banorët “do t’i shohin mjetet duke lëvizur nëpër lagjet e tyre, por ata nuk duhet të përfshihen dhe as të përhapin panik”.

Për vetë banorët, e gjithë kjo, është e frikshme dhe e panevojshme. Demonstrimi i fuqisë ushtarake në këtë ditë nuk është i zakonshëm, por presidenti Trump, duket se u fiksua me idenë e një parade pasi mori pjesë në festimet e ditës së Bastijës, në Paris, dy vjet më parë.

Presidenti Trump pritet të mbajë edhe një fjalim, gjë që nuk përkon me traditën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button