Donimi i ushqimit të tepërt në RMV – nëpërmjet zgjidhjes ligjore

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është miratuar informacioni për përpilim të Ligjit për donim të ushqimit të tepërt, transmeton Portalb.mk.

Propozim ligji do të duhet të dorëzohet në Qeveri më së voni deri më 5 gusht, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Me këtë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski janë obliguar, kurse Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) i është thënë, që në afat prej 15 ditësh të formojnë një qëndrim të përbashkët sa i takon caktimit të shfrytëzuesve të ushqimit që do të jetë i donuar, gjegjësisht shpërndarja e kritereve të cilat duhet t’i përmbushin shfrytëzuesit e ushqimit i cili do të donohet.

Ata gjithashtu janë obliguar që të formojnë qëndrim edhe për monitorimin e shpërndarjes së ushqimit të tepërt deri të shfrytëzuesit e fundit.

LAJME TË TJERA PËR SEANCËN QEVERITARE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button