Buffoni befasoi me numrin e fanellës te Juve

Portieri legjendar Gianluigi Buffon, zyrtarisht i është bashkuar Juventusit me kontratë njëvjeçare.

Buffoni te Juventusi është kthyer pas një viti të kaluar te Paris Saint-Germaini në Francë, transmeton Koha Ditore.

“Pas një viti larg Torinos, Gianluigi Buffon është kthyer te Juventusi dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare. Ishte 19 maji i vitit 2018, dita kur lotët u panë në sytë e të gjithëve, kur Gigi i tha lamtumirë Juventusit. Ishte një lamtumirë ndaj një personi që ishte më tepër se një kapiten, një legjendë dhe simbol i klubit. Pas një viti te Parisi, Gigi zyrtarisht është kthyer te Juventusi. Mirësevjen në shtëpi!”, është thënë në komunikatën e Juventusit.

Buffon ka opsionin për të qëndruar në stafin e trajnerëve pas përfundimit të stinorit.

41-vjeçari ka luajtur gati 700 ndeshje dhe ka fituar nëntë herë titullin e Serie A me Juventusin.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe kam sërish mundësinë t’u përqafojë të gjithë ju dhe të përqafohem nga të gjithë ju”, ka thënë Buffon.

Portieri legjendar ka befasuar me numrin e fanellës, duke vendosur që ta bartë fanellën me numër 77.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button