Pas dhjetë vjetësh premtim, Qeveria nisi procedurën për hapjen e vendkalimit në Llojan

Pas dhjetë vjetësh premtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka nisur procedurën për hapjen e vendkalimit kufitar në Llojan dhe Miratoc, njofton Portalb.mk.

“Qeveria në seancën e sotme e kaloi vendimin për fillimin e procedurës për hapjen e kalimit kufitar me Republikën e Serbisë, me të cilin lidhen vendbanimet Llojan dhe Miratoc. Përmes ndihmës së siguruar financiare nga projekti i Norvegjisë për financim të infrastrukturës së nevojshme për këtë pikë”, thanë nga Qeveria.

Ky vendkalim kufitar disa herë është premtuar, por edhe pas shumë hedhje fajesh mes palës maqedonase dhe serbe, dhe kërcënimeve prej qytetarëve për protesta, ajo ende nuk është hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button