Duraku është emëruar edhe zëvendëskryeministër i RMV-së

Pas marrjes së postit të ministrit të Sistemit Politik, Sadulla Duraku është emëruar edhe si zëvendës i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kjo është vendosur në seancën e sotme të Qeverisë.

Kjo vjen pasi që Duraku javën e kaluar u zgjodh si ministër i Ministrisë së sapoformuar, atë të Sistemit Politik, e cila erdhi pasi shkrirjes së Sekretariatit për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën vijoji shkarkimi i Hazbi Likës i cili bartte edhe funksionin e zëvendëskryeministrit.

Pararakisht, Duraku ka qenë ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nga i cili post tha dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button