Turqia sulmon Sirinë

Ushtria turke ka goditur caqe të ushtrisë siriane në përgjigje të bombës që la të vdekur pesë civilë turqë, raporton CNN.

Siç duket, ajo që për muaj me radhë ishte një ankth dhe shqetësim i madh për konfliktin Turqi-Siri, sot u bë realitet.

Kryeministri turk, citon alb-observer.com, Rexhep Tajip Erdogan, sapo deklaroi për mediat para pak minutash se: “Ky sulm, është një kundërpërgjigje e forcave të armatosura të Turqisë, të cilat sulmuan përgjatë kufirit juglindor me Sirinë, pozicione dhe objektiva ushtarake të cilat ishin diktuar nga radarët”Mediet citojnë një deklaratë që është lëshuar nga zyra e kryeministrit turk, Tayyip Erdogan për këtë informacion.

Gjithashtu edhe mediet gjermane raportojnë se në këto minuta Turqia sulmoi trupat e Asadit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button