Delegacioni i RMV-së në Poznan: Rezultate të shkëlqyera, por ka shumë punë për t’u bërë (FOTO)

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut sot ka qenë pjesëmarrës në Samitin e shteteve të Ballkanit Perëndimor që është duke u mbajtur në Poznan të Polonisë. Në kuadër të kësaj, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kanë shprehur vlerësimet e tyre në lidhje me përpjekjet që shteti ynë është duke i bërë në rrugën e përmbushjes së kritereve të Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Angjushevi në konferencën e përbashkët për media me homologen e tij të Gjermanisë, Peter Alltmajer, të Polonisë, Judviga Emilleviç dhe të Bullgarisë, Liljana Ivanova, tha se Samiti i definoi problemet, dhe se megjithëse RMV-ja rezultatet të shkëlqyera deri tash, ka edhe shumë çështje që duhet të bëhen.

“Vlerësoj se Samiti i Berlinit më së miri i përcaktoi problemet të cilat i kemi në rajon, në Ballkanin Perëndimor, dhe mendoj se ishte një platformë e shkëlqyer që dha rezultate të rëndësishme deri tash, dhe presim që të jenë edhe më të mëdha, me qëllim përshtatjes së rajonit tonë në anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Angjushevi.
“Do të jemi të përkushtuar që të t’i mbajmë vlerat e larta të shkëmbimit tregtar me shtetet fqinje, sërish duhet të jemi të sinqertë dhe të tregojmë se kemi edhe shumë çështje të bëhen”, tha Angjushevi më tej.

Angjushevi në Samitin e Poznanit
Angjushevi në Samitin e Poznanit

Bekteshi mori pjesë në panelin e parë ministror të konferencës së OECD-së, ku u prezantuan rezultatet nga gjetjet e studimeve të OECD-së, të cilat duhet të jenë udhërrëfyes për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të rajonit, nëpërmjet forcimit të tregtisë dhe investimeve midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

“Ne tashmë kemi një autostradë tërësisht të përfunduar në drejtimin veri-jug, i njohur si Korridori 10, dhe aktualisht po punohet për të finalizuar lidhjen në drejtimin lindje-perëndim, përkatësisht lidhjen me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Në fazën e ndërtimit është hekurudha deri në Bullgari, si dhe disa rrugë eksprese. Me Shqipërinë ne kemi pjesën e autostradës nga Kërçova në Ohër, e cila mundësoi një lidhje të mirë rrugore nga Shkupi drejt Ohrit, i cili është vetëm 10 km nga kufiri me Shqipërinë. Sa i përket masave për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, do të kisha përmendur hapjen e One Stop Shop si një model për lehtësimin e tregtisë midis vendeve të rajonit”, tha Bekteshi.

Bekteshi në Samitin e Poznanit
Bekteshi në Samitin e Poznanit

Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Guria, u dërgoi një mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor që OECD ka qëndruar prapa tyre dhe do të mbetet e angazhuar për të punuar për dhe me ta deri në integrimin e plotë në BE.

“Zhvillimi rajonal është mbresëlënës, dhe është  3.5%, keni bërë një rritje në eksport. Nëse shihet Ballkani Perëndimor si tërësi, duhet të punohet ne drejtim të  produktivitetit në të ardhmen, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e aftësive, Të keni parasysh  gjithmonë se integrimi shtonr, përkatësisht vetëm në këtë rast një plus një është barabartë me pesë”, tha Guria.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Fqinjësisë dhe Negociatave për zgjerim, Danielsson mbështeti progresin e tregtisë dhe fillimin e aktiviteteve të të përforcuara në sferën e ndërlidhjes infrastrukturore, ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi arritjet e vitit të kaluar.

Gjatë orëve të pasdites pritet të zhvillohet edhe forumi i biznesit në të cilin Bekteshi do të flasë për zhvillimin e energjisë dhe përparimin në këtë sektor gjatë periudhës së kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button