Linda Halimi na e rrëfen sekretin se si të mos hiqni dorë nga palestra

Të gjithë e mbajmë në mend këngëtaren Lindita Halimi në fillimet e karrierës së saj.

Këngëtarja kishte ca probleme me mbipeshën, mirëpo arriti që ta transformojë fizikun e saj për pak më shumë se një vit, duke rënë drastikisht në kilogramë, raporton Prive.

Dhe këtë e ka bërë vetëm duke ngrënë shëndetshëm, dhe duke mos iu darë palestrës. Madje ajo këtë histori personale e kishte ndarë me popullin amerikan, duke qenë pjesëmarrëse në American Idol vjet më parë.

Ndërsa për të gjithë ju që e nisni palestrën por nuk jeni konsistontë e të disiplinuar, këngëtarja ka treguar se cili është sekreti që qëndron prapa vullnetit për të vazhduar.

Në instagramin e saj ajo shkruan:

“Sekreti i rezultateve të fitnesit është të mos mendoni. Vetëm ngrihuni dhe ushtroni”, ka thënë këngëtarja e cila ndër vite, ka pasur rezultate të hatashme në palestër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button