Njihuni me kundërshtarët e Shkupit dhe Tiranës në futsallin evropian

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për Ligën e Kampionëve për futsall, ku marrin pjesë dy ekipet shqiptare, KFV Shkupi dhe KF Tirana, njofton Portalb.mk.

Sipas shortit, ekipi nga Tirana do të jetë në grupin A me ekipet: Kampuksen Dinamo (Finlandë), Toulon Elite (Francë) dhe SMS Viimsi (Estoni). Ndërsa, ekipi nga Shkupi në grupin B do të përballet me: Lokomotivën (Letoni), Cardifin (Uells) dhe Encampin (Andorë).

Ndeshjet e grupit B do të zhvillohen në Shkup nga 27 gushti deri më 1 shtator. Priten rezultate të mira nga ekipi Shkupi që vjen nga Çairi, si vazhdimësi e rezultateve pozitive që i arriti sivjet në vend, duke u shpallur fitues në kampionatin dhe kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë short u bën të njohur edhe kundërshtarët në 7 grupet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button