ZYRTARE: Chelsea me trajner të ri

Frank Lampard është emëruar trajner i Chelsea. 41 vjeçari është rikthyer në Stamford Bridge, aty ku ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën e tij si futbollist, raporton TopChannel. Lampard do të zëvendësojë në këtë detyrë Maurizio Sarri, i cili është rikthyer në Itali ku ka marrë drejtimin e Juventusit.

Frank Lampard drejtoi ekipin e Derby County, duke e renditur në vendin e gjashtë në Championship.

Emërimi në krye të klubit blu londinez është një detyrë sfiduese për Lampard, i cili do të konkurrojë këtë vit edhe në Champions League.

Ai konsiderohet si një prej legjendave të Chelsea ku ka luajtur për 13 vite dhe ka fituar tre Premier League, një Champions League dhe një Europa League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button