S’kishte “reagim të ashpër” nga Ditmir Bushati ndaj deklaratës së presidentit Pendarovski

Disa nga mediat shqiptare kanë botuar tituj të fortë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet diplomatike me vendet fqinje, transmeton META.mk. Shembulli më i freskët për këtë është artikulli i tna.al me datë 15/06/2019, në të cilën thuhet se pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, Maqedonia e Veriut duhet të ndahet nga Shqipëria për të marrë datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, “ashpër ka reaguar” ish-ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Presidenti Pendarovski i tha EurAktiv deklaroi:

“Problemi më i madh është se si të realizohet kjo ndarje. Shqipëria tani është në një kaos. Opozita është larguar nga institucionet. Çfarë të themi? Ne kemi pasur rekomandim pozitiv nga Komisioni edhe më parë, ndërsa edhe atëherë kemi qenë të ndarë nga Shqipëria”.

Por tezën për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për të marrë datë për fillim të negociatave nuk e përmend i pari Pendarovski. Publiku evropian ishte i ndarë për këtë ndarje. Zëvendës – kryetarja e Komisionit evropian dhe përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë Federika Mogerini, si dhe diplomatë tjerë dhe vende të BE-së vlerësonin se të dy vendet duhet të marrë një datë së bashku, ndërsa në anën tjetër, “EUobserver”  nga Brukseli shkruan se ndoshta rrugët e të dy vendeve në lidhje me datat janë të ndara.

Megjithatë, është e saktë se Dimitar Bushati ka reaguar nëpërmjet Tuiterit:

“Në këtë situatë, ndarja e dy vendeve nga njëri-tjetri do të ishte gabim strategjik për integrimin evropian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas kërkesave të Komisionit evropian”.

Siç mund të lexohet, deklarata është krejtësisht “diplomatike” dhe në të s’mund të gjendet “replika e ashpër” nga Bushati ndaj presidentit të Maqedonisë Pendarovski. Në reagim, nuk ka akuza direkte kundër presidentit Pendarovski, as për Maqedoninë e Veriut dhe për politikat e saj të jashtme.

Deklarata e Bushatit, e theksuar brenda artikullit, nuk përputhet as me titullin “Deklarata për ndarjen e Shqipërisë, reagon ashpër ish-ministri Bushati.

Për këtë deklaratë kanë shkruar edhe media tjera shqiptare, si newsbomb.al, por në raportimin e tyre kjo deklaratë nuk u interpretua si “reagim i ashpër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button