Pendarovski: Armata ndryshon emrin, nga tani do të quhet ARMV

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është emri i ri zyrtar i forcave të armatosura të vendit, pas firmosjes së djeshme të dekretit nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, transmeton Anadolu Agency.

Pendarovski sot ishte për vizitë të pjesëtarëve të Armatës, të angazhuar në kufirin jugor, me ç’rast dha deklaratë për mediat.

“Gjatë ditës së djeshme nënshkrova dekretin për shenjat e uniformave të Armatës dhe që tani e tutje do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Pendarovski.

Më 11 janar të këtij viti, Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat e votave miratoi ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa më pas më 25 janar me shumicë të thjeshtë marrëveshja u ratifikua edhe në Parlamentin grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button