Nga trillimi i pastër deri te “dokumenti sekret”, demonizim i kundërshtarit politik dhe gjuhë e urrejtjes

Burimi: KriThink

Kolumna satirike e autorit Xhejson Miko, përndryshe ish-konsull i nderit i Maqedonisë në Tuson të Arizonës dhe lobist në SHBA, i paguar nga qeveria e mëparshme maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, në mënyrë hutuese dhe senzacionaliste u publikua nga një numër portalesh në vend, të cilat me dashje ose pa dashje, nuk e kanë kuptuar kontekstin e asaj që është shkruar dhe kolumnën e kanë prezantuar si dokument zyrtar që i është dërguar qeverisë së Maqedonisë. Në këtë mënyrë manipulohet publiku se ajo është shkruar në dokument është qëndrimi i vërtetë i dikujt.

Asnjëri nga mediat ose nuk e ka verifikuar vërtetësinë e “memorandumit”, ose është qëllimisht është heshtur fakti që bëhet fjalë për satirë, por sipas parimit “copy-paste” e kanë publikuar përmbajtjen e tij, pa dhënë asnjë hyrje dhe apo kontekst të asaj që është shkruar, pa ofruar informacion rreth autorit dhe pa e shpjeguar qëllimin e dokumentit. Me mënyrën e këtillë të publikimit, lexuesit janë lënë të hutuar me një mori pyetjesh që mbeten pezull në ajër, pas leximit të përmbajtjes.

Foto nga shkrimi
Foto nga shkrimi

Linku deri te artikulli origjinal: PUBLIKOHET NJË DOKUMENT SEKRET: Të dekurajohet çdo mendim për “Maqedoninë” ose “popullin maqedonas”, dhe gjithçka që lidhet me ta!

Data dhe koha e publikimit: 13.6.2019

Data e recensionit: 28.7.2019

Recenzues: Simona Atanasova

“Memorandumi” fillimisht është publikuar nga portali“Svest”, e më pas atë e ka marrë portali “Javno”, versioni i të cilit bën spin duke ia shtuar epitetin “sekret“. Pastaj “Infomaks”-i e paraqet atë si “një dokument sekret ekzistues,” e më pas manipulimin e përhapën “Republika” dhe “Markukule”. Dhe asnjëra prej këtyre mediave nuk e ka parë ose është bërë se nuk ka ka parë vërejtjen e autorit të kolumnës se përmbajtja nuk është e vërtetë:

Vërejtje nga autori: Ajo që është shkruar më lartë, kuptohet, është satirë, e shkruar në stilin e K.S. Luisit. Njerëzit mund të mendojnë se është e vërtetë, sepse është shumë afër vetë të vërtetës.

Askush nuk e ka parë (ose është shtirë se nuk e ka parë tuitin promovues të vetë autorit, të postuar me rastin e publikimit të kolumnës.

Manipulimi i mediave, të cilat e kanë publikuar këtë, është forcuar duke publikuar fotografi të pjesës së parë të dokumentit të pretenduar zyrtar, i cili, në fakt, është i trilluar. Fotografia nuk është gjë tjetër veçse një copë e shkruar letre dhe e shtypur, që mund ta bëjë çdokush. Në të nuk ka asnjë emblemë zyrtare, logo të ndonjë institucioni, vulë, e as nënshkrim, gjë që shpie në përfundimin se nuk bëhet fjalë për dokument zyrtar, por për një trillim të pastër.

Sinjali i dytë paralajmërues se bëhet fjalë për dokument të pavërtetë është emri i dërguesit, Luis Sifer. Duket si një emër i rastësishëm dhe i panjohur, pranë të cilit nuk ka asnjë titull apo institucion. Por, përdorimi i këtij emri nuk është aspak i rastësishëm. Luis Sifer është një lojë me shkronja dhe fjalë me emrin Lucifer. Si i tillë, ky emër është përdorur dhe e ka origjinën nga kinematografia amerikane, më saktësisht në filmin “Angel Heart” të vitit 1987, ku njëri nga personazhet kryesore është pikërisht Luciferi, i cili paraqitet si Luis Sifer (ose Sajfer), me ç’rast rolin e luan Robert de Niro.

Përmbajtja e dokumentit të trilluar është një tregim në vete. Një narativ anti-qeveritar, fjalë fyese ndaj kryeministrit dhe qeverisë janë vetëm një pjesë e propagandës që duhet të arrihet me përhapjen e kësaj kolumne. Fakti që tekstin origjinal në gjuhën angleze është theksuar se bëhet fjalë për “satirë”, paraqet vetëm fshehje prapa një zhanri letrar, në mënyrë që autori të mund të përhapë lirshëm propagandë dhe të sigurojë mbrojtje (të dobët dhe të tejdukshme) për fyerjet e shprehura.

Me atë që autori i memorandumit është emëruar si Luis Sifer, dëshirohet të imponohet qëndrimi se qeveria aktuale, e sidomos kryeministri Zoran Zaev, bashkëpunojnë me vetë djallin gjatë ndryshimit të emrit dhe zbatimit të integrimeve euro-atlantike. Njëri nga portalet që e transmeton këtë “memorandum” madje e ka vënë titullin “Plani i djallit”, që tregon qartë se është ditur saktë se çfarë kuptimi ka emri Luis Sifer, që i është dhënë autorit fiktiv të memorandumit të trilluar, por edhe përkundër kësaj, askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për satirë.

Vetëm njëri nga portalet që e kanë transmetuar këtë “memorandum” kanë impresum të mirëfilltë, gjegjësisht informacion të plotë për redaksinë dhe personat përgjegjës në të. Por, nga ana tjetër, portali që i ka publikuar këto të dhëna është në pronësi të pronarëve hungarezë, të cilët u shfaqën në vend në vitin 2017, në periudhën para ndryshimit të pushtetit dhe blenë portale dhe stacione televizive të afërta me partinë e mëparshme në pushtet, VMRO-DPMNE. Për ta u zbulua shpejt se i përkasin ose janë të afërt me partinë hungareze në pushtet, FIDESH, të kryesuar nga kryeministri i atjeshëm populist, Viktor Orban.

Sidoqoftë, edhe publikimi inicial i këtij “memorandumi” “satirik”, por edhe transmetimi i tij jokritik, duke ai bashkëngjitur ekzistencën e një koalicioni sekret, në të cilin është i përfshirë edhe vetë djalli, përveç që është një manipulim me ndjenjat fetare dhe besimet e qytetarëve, në të njëjtën kohë paraqet një përpjekje të paramenduar për demonizim të kundërshtarit politik, që padyshim nënkupton përdorim të gjuhës së urrejtjes. Njëra nga armët kryesore të gjuhës së urrejtjes është që ta paraqesë kundërshtarin politik si jonjerëzor, gjegjësisht si diçka ndryshe, më i keq ose më i ulët se “ne” (bashkëpunëtor ose shërbëtor i djallit në këtë rast). Kështu fitohet licenca për përdorim të gjuhës së urrejtjes, sepse, ja, nuk bëhet fjalë për qenie njerëzore. E historia na mëson se gjërat nuk ndalen këtu, por se gjuha e urrejtjes, nëse nuk i kundërvihemi në kohë, pastaj kalon edhe në vepra penale nga urrejtja. Në këtë kontekst, ky “memorandum” pa dyshim na i kujton “Protokollet e të urtëve të Sionit”, një dokument i rremë, i shkruar nga shërbimet sekrete të Rusinë perandorake, dhe pastaj për dekada, madje edhe deri më sot, që është përdorur si arsyetim për stigmatizimin dhe diskriminimin e hebrenjve.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button