Eurokomisari Johanes Han apeloi: BE-ja ta mbajë lartë në agjendë Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) duhet ta mbajë lartë në agjendë Bashkimin Evropian dhe zgjerimin në të, kështu ka apeluar eurokomesari Johanes Han në Samitin që po mbahet në Poznan të Polonisë, transmeton Portalb.mk.

Hani i ka kushtuar vëmendje marrjes së datës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe ka përsëritur qëndrimin e tij, se është në të njëjtin vlerësim sikurse Komisioni Evropian (KE) – rekomandimin e nisjes së negociatave qasëse.

“Jam i bindur se ne mund të arrijmë më shumë deri në fund të mandatit tim, i cili skadon për katër muaj. Qëndroj prapa rekomandimit të Komisionit Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe konsideroj se Këshilli i BE-së do ta vërtetojë vlerësimin tonë pozitiv. Të dy shtetet kanë realizuar reforma, veçanërisht në sferat e theksuara në konludimet e Këshillit të qershorit të 2018-s”, tha Han.

Përndryshe, duke filluar prej dje, në Poznan është duke u mbajtur Samiti i Shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi që Polonia është duke kryesuar për 12 muajt e fundit me të. Kryesueset e ardhshme të tij janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button