Antikorrupsioni do të hetojë se a ka ndikuar Rashkovski në zgjedhjen e “Leonardos”

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) ka deklaruar se do të hetojë se nëse sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski është i përfshirë apo ka ndikuar në zgjedhjen e ndërmarrjes “Leonardo”, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të NOVA-s, Antikorrupsioni do të hetojë edhe nëse Rashkovski ka pasur të drejtë të marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e “Leondardo”-s si i dërguar i Qeverisë dhe nëse ai ka marrë ryshfet – siç akuzon opozitarja VMRO-DPMNE.

Përndryshe, sipas materialeve të përgjuara të publikuara në media, thuhet se Rashkovski është përzier në procesin e zgjedhjes së operatorit i cili duhet të vendos sistemin e radarit në aerodrom. Në materialin e publikuar dëgjohet Rashkovski duke folur me fishkëllyesin Kliment Çepunjovskin, anëtarë i Navigacionit të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button