Maturantët që kaluan provimin në Biologji, t’i kontrollojnë pikët e pyetjes së 32-të

Matura shtetërore në lëndën e Biologjisë ngjalli reagime në publikun e Maqedonisë së Veriut, për shkak se e njëjta pyetje, me numër rendor 32, në testin e gjuhës maqedonase përmbante 4 pikë, kurse në atë të gjuhës shqipe 1 pikë.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Lidija Gjoshevska duke u përgjigjur pyetjes së Portalb.mk, deklaroi se pikët e ndryshme kanë ardhur si pasojë e gabimit teknik, e ndërkaq sapo ka kuptuar për rastin ka kërkuar që të ndryshohet çelësi i lëndës. Sërish ajo apeloi te nxënësit që t’i kontrollojnë pikët e kësaj pyetje.

“Ajo nuk do të merret parasysh. Është përmirësuar menjëherë ai gabim teknik. I kam thirr të gjithë notuesit e Biologjisë në gjuhën shqipe, që kur ta bëjnë çelësin, të kenë kujdes, ajo do të përmirësohet, dhe ata të jenë në të njëjtën kohë me vlerësim të njëjtë, që të mos jenë të dëmtuar fëmijët. Do të them, se mundet secili nxënës lirisht, kur të shqyrtohen parashtresat, të vjen ta shikojë testin, dhe të shohë se a është ajo ashtu”, tha Gjoshevska.

Përndryshe, këtë deklaratë Gjoshevska e tha në kuadër të konferencës për media ku u njoftua publikimi i rezultateve të maturës shtetërore.

Ademi - Gjoshevska
Ademi – Gjoshevska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button