Putin vizitë zyrtare në Itali, do të takohet edhe me Papën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, qëndron për vizitë zyrtare në Itali, në kuadër të së cilës në Vatikan do të takohet edhe me prijësin e Kishës Romëkatolike Papa Françeskun, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë të dhënë më herët për gazetën “Corriere della Sera”, Putin theksoi marrëdhëniet, sipas tij, shumë të fuqishme historike mes Rusisë dhe Italisë.

Presidenti rus, përpara vizitës së tij të parë në Itali brenda katër viteve, tha se Moska nuk dëshiron të zgjas kundërmasat ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian në Itali, por nuk mund të reagonte në mënyrë selektive brenda Organizatës Botërore të Tregtisë.

Putin tha se marrëdhëniet ekonomike me Italinë, partneri tregtar i pestë më i madh i Rusisë po zgjerohen pavarësisht sanksioneve, duke u rritur me 12.7 për qind në vitin 2018 në 26.9 miliardë euro (30.3 miliardë dollarë).

Putin përshëndeti qëndrimin e qeverisë populiste se sanksionet duhet të hiqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button