RMV, 600 prindër kanë nënshkruar deklarata se refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët me MRP

Nga 1 korriku, Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar i Maqedonisë së Veriut, e kanë vizituar prindërit e fëmijëve të pavaksinuar nga vaksina MRP, të cilët kanë nënshkruar deklaratë me anë të së cilës refuzojnë që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Ata deri në fund të këtij muaji duhet të deklarohen se a do të paguajnë dënimin që ju takon dhe që është i caktuar me ligj në rast të refuzimit të vaksinës, njofton META, transmeton Portalb.mk.

“Thirrjet u janë dërguar, prindërit tani më kanë filluar të vijnë. Ka termin nga gjysmë ore për çdo prind. Sot kanë ardhur prindër të 7-8 fëmijëve. Bëhet fjalë për fëmijë shkollor, të klasës së parë dhe të dytë. Së pari i kemi informuar, që duhet t’i vaksinojnë fëmijët. Nëse këto nuk e bëjnë, atëherë ka masë ligjore me anë të së cilës detyrohen të paguajnë gjobën në shumë prej 300 eurove. Nëse vendosin që ta paguajnë në afat prej 8 ditëve, gjoba do të jetë 150 euro. Nëse nuk e paguajnë, atëherë do të dërgojmë kërkesë për kundërvajtje dhe lënda më tutje do të zgjidhet në gjykatë”, tha drejtoresha e Inspektoratit, Irina Buhova.

Momentalisht institucioni vendos për mbi 400 deklarata të shkruara nga prindërit që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve nga Shkupi, ndërsa gjithsej janë 600 në nivel shtetëror. Por, nga pikat shëndetësore, çdo ditë pranojnë deklarata të reja për të gjitha vaksinat, dhe jo vetëm për MRP.

“Ashtu siç pranojmë raste të reja, ashtu edhe vendosim për to. Të gjitha janë nga vaksinimi në terren të cilët është dashur ta pranojnë dozën e dytë të vaksinës MRP. Prindërit duhet ta dinë që pagesa e gjobës nuk i amniston që të mos i vaksinojnë fëmijët. Ai fëmijë, përsëri nuk do të jetë i pranuar në çerdhe apo në shkollën fillore, nëse për shkollat do të merret një vendim i tillë si për çerdhet. Duhet ta dinë se kjo gjobë do të vendoset për secilën dozë të vaksinës, gjegjësisht për secilën dozë do të ketë një gjobë e këtillë”, tha Buhova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button