Ambasadorja amerikane Blum: Ju presim me padurim në NATO dhe të filloni negociatat me BE-në

“Për më shumë se 25 vjet, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan ta shohin shtetin e tyre duke e zënë vendin e vet në institucionet perëndimore. Kjo dëshirë do të bëhet realitet këtë vit. SHBA-ja me padurim pret që gjatë muajve të ardhshëm t’i uroj mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si shteti i 30 anëtar në NATO dhe ne gjithashtu fuqishëm e mbështesim fillimin e negociatave për aderim me BE-në sa më shpejt që mundet”, transmeton Portalb.mk.

Ky ishte mesazhi i u.d. ambasadores amerikane, Mikaela Shvajcer Blum në pritjen që u mbajt mbrëmë në Ambasadën në Shkup me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve – 4 Korrikut.

Duke iu drejtuar mysafirëve të pranishëm, Blum theksoi se vendi si një anëtare e NATO-s do t’i përforcojë marrëdhëniet e saj me SHBA-të dhe aleatët e saj të Aleancës në mënyrë të qëndrueshme.

Ushtruesja e detyrës e ambasadores së SHBA-së së RMV-së, Mikaela Shvajcer Blum
Ushtruesja e detyrës e ambasadores së SHBA-së së RMV-së, Mikaela Shvajcer Blum

“Ne s’do të jemi vetëm miq dhe partnerë, do të jemi aleatë, të lidhur përmes një angazhimi të përbashkët për paqen, sigurinë dhe prosperitetin. S’ka lidhje më të fortë se kjo. Këtë në lidhje e pamë në vepër muajin e kaluar gjatë stërvitjes “Goditja vendimtare”, në Krivollak, ku ushtarët e të dy vendeve krijuan procedura të përbashkëta të komunikimit dhe operacione, duke u përgatitur bashkërisht për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ardhshme”, tha Shvajcer Blum.

Ajo shtoi se lidhjet midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut po realizohen edhe në biznes, kulturë, arsim dhe në planin social.

“Qytetarët e dy vendeve tona i duan të njëjtat gjëra. Siç kanë thënë themeluesit tona në Deklaratën e Pavarësisë që ne e festojmë sot – të gjithë njerëzit kanë të drejtën e jetës, lirisë dhe për të kërkuar lumturinë. Për të arritur këtë duhet qeveri që iu përgjigjet nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve, qeveri që i dëgjon qytetarët”, tha më tej Shvajcer Blum.

Ajo theksoi se gjatë më shumë se tre vjet shërbim në Maqedoninë e Veriut ka parë se si gjithnjë e më shumë njerëz në vend se si zëshëm kërkojnë nga qeveria të punojë për popullin dhe se si zëshëm i refuzojnë ata të cilët abuzojnë me shërbimin dhe vjedhin nga njerëzit.

Blum tha se është krenare që Ambasada e SHBA-së i ka mbështetur përpjekjet e vendit për forcimin e demokracisë – jo vetëm të shkruajë ligje të mira, por edhe t’i zbatojë, për të ndërtuar një ekonomi moderne dhe ta bëjë vendin dhe rajonin më të sigurt.

Në mesin e të cilëve ishin presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, përfaqësues të Qeverisë, deputetë, kryetarë komunash dhe liderë partish.

Nga e majta: Penadrovski me bashkëshorten, ambasadorja amerikane dhe Zaevi me bashkëshorten
Nga e majta: Pendarovski me bashkëshorten, ambasadorja amerikane dhe Zaevi me bashkëshorten
Manifestimi i shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve - 4 Korriku
Manifestimi i shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve – 4 Korriku
Manifestimi i shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve - 4 Korriku
Manifestimi i shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve – 4 Korriku

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button