RMV, rritje e lehtë e notës mesatare të maturës shtetërore ndër vitesh (Infografik)

Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë publikuar rezultatet e maturës shtetërore. Sipas asaj që bëri të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore së Provimeve, Lidija Gjoshevska, këtë vit kemi rritje të lehtë të notës mesatare të maturës shtetërore në krahasim me vitin 2017 dhe 2018, transmeton Portalb.mk.

Sipas Gjoshevskës, ky rezultat i dedikohet koordinatorëve të testimit të cilët kanë realizuar trajnime për mësimdhënësit.

“Ky rezultat i dedikohet koordinatorëve të testimit që realizuan vizita në sholla të mesme, gjatë periudhës para maturës, muajt maj – prill. Ata kanë realizuar trajnime për arsimtarët, dhe i kanë njoftuar me mënyrën e përgatitjes së testit, qasje përmbajtjesore”, tha Gjoshevska.

Ministria Ademi u shpreh u kënaqur nga rezultati, dhe u shprehu suksese maturantëve, pavarësisht se a shkojnë në arsim të lartë apo bëhen pjesë e tregut të punës.

“Dua të ju uroj nxënësve të cilët me sukses e kanë mbaruar procesin i cili thotë verifikim i diturive të arritura në arsimin e mesëm, dhe është parakusht për vazhdim në arsimin e lartë. U dëshiroj sukses në aplikim në institucione të arsimit të lartë, nëse vendosin të ngritën edhe më tej, apo të kenë sukses gjatë pjesëmarrjes në tregun e punës, nëse vendosin që pas mbarimit të arsimit të mesëm të kërkojnë punë”, tha Ademi.

Ademi - Gjoshevska
Ademi – Gjoshevska

Maturantët më të interesuar për anglishten

Maturës shtetërore i janë nënshtruar gjithsej 15 mijë e 553 nxënës, prej të cilëve sipas asaj spas asaj që deklaroi ministri Ademi, mbi 14 mijë nxënës i janë nënshtruar gjuhës angleze.

“14 mijë e 103 nxënës i janë nënshtruar provimit në gjuhën angleze. Kjo është për 310 nxënës më shumë se vitin e kaluar”, tha Ademi.

Përndryshe, matura shtetërore është realizuar gjatë periudhës 1 deri 13 qershor të 2019-s, ndërkaq rezultatet e saja tashmë janë shpallur në tabela në hyrje të shkollave të mesme dhe në ueb faqen Matura.gov.mk.

Nga 15.553 nxënës që iu nënshtruan maturës, 7.962 kanë qenë të drejtimit gjimnazi i përgjithshëm, 7.604 të drejtimeve profesionale dhe 257 nxënës të drejtimeve të artit. Afati i gushtit është më 12 gusht për gjuhë të huaja, 13 gusht për gjuhën amë, 14 gusht për lëndët e zgjedhura dhe 15 gusht për matematikë. Të gjithë nxënësit e pakënaqur mund të parashtrojnë ankesa edhe atë më 5 korrik, gjegjësisht nesër, më 8 dhe 9 korrik.

Rezultatet e maturës shtetërore
Rezultatet e maturës shtetërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button