Ide kreative, autoritetet kanë planifikuar reshje artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit në Indonezi

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, autoritetet kanë planifikuar reshje artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e administratës së qytetit së fundmi kanë propozuar prodhimin e shiut artificial për të luftuar fenomenin e ndotjes, raportoi gazeta Tempo.

Andono Warih, zv/kryetar i Agjencisë së Mjedisit në Xhakarta, tha se tashmë është bërë propozimi për punimet lidhur me shiun artificial, por shtoi se aktualisht nuk kanë pajisje dhe resurse të mjaftueshme.

Warih tha se shtresat e ndotura do të pastrohen në saje të shiut, duke theksuar se edhe sezoni aktual i thatësirave ka rrezikuar rritjen e ndotjes në kryeqytet.

Ndërkohë, një grup aktivistësh ambientalistë të martën njoftuan se do të hapin padi ndaj qeverisë në mënyrë që të rriten masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe të zbatohen rregulla të rrepta gjatë tenderimeve.

Ndryshe, Xhakarta radhitet në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, pasi indeksi i grimcave të dëmshme PM 2,5 kohë pas kohe rritet tre deri në katër herë më shumë sesa pragu që llogaritet i dëmshëm sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa si shkak kryesor i ndotjes në këtë qytet konsiderohet trafiku i ngjeshur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button