“Avengers: Endgame” nuk do të mundë ta tejkalojë “Avatarin”

Kaq afër dhe kaq larg. Filmi i fundit i Avengers pati një fillim fantastik dhe shumëkush besonte se me lehtësi do të bëhej filmi i parë për nga të ardhurat, por me kalimin e kohës u bë e qartë se kjo nuk do të ndodhë, njofton Koha.net.

Megahiti Avengers: Endgame nga studio Marvel/Disney fundjavën e kaluar u shfaq në kinema në një edicion paksa të ndryshuar: filmi i përmban 18 sekonda të materialit shtesë, të gjitha që studioja ta tejkalojë Avatarin e James Cameron, i cili bindshëm e mban vendin e parë në botë sipas të ardhurave me 2 miliardë e 788 milionë dollarë. Filmit Avengers i mungonin rreth 35 milionë dollarë për ta tejkaluar Avatarin, ndërsa pas fundjavës së parë të edicionit të ri ai i ka fituar vetëm 5.5 milionë dollarë në SHBA dhe rreth 2.3 milionë dollarë në pjesën tjetër të botës kështu që është ende mjaft larg. Ekspertët pohojnë se praktikisht është e pamundur që Endgame t’i fitojë edhe ata 27 milionë dollarë në afatin e shkurtër kohor, derisa është ende në kinema.

Disney dhe Marvel me këtë edicionin e ri të Avengers jo vetëm që përpiqen ta tejkalojnë Avatarin, por e vendosën edhe promon për Spider-Manin e ri i cili mbërrin në kinema të enjten, kështu që ky ishte njëkohësisht edhe promovimi shtesë për filmin Spider-Man: Far From Home. Ngjarja e Spider-Manit të ri vazhdon pas Endgame, sepse Spider-Man (Tom Holland) ose Peter Parker do të duhej të mësohej në një botë pa Avengersat e caktuar. Vërejtje: Disa skena janë pak më të gjata, ndërsa materiali i ri është në fund të filmit, si dhe hyrje në Spider-Manin e ri, shkruan KOHA Ditore.

E kaloi Avatarin apo jo, filmi i ri për Avengers ka arritur një sukses të shkëlqyeshëm në tregun e brendshëm (SHBA dhe Kanada) me 841 milionë dollarë, si dhe 1.92 miliardë dollarë në pjesën tjetër të botës. Disney dhe Marvel më vonë këtë vit ose vitin e ardhshëm mund ta publikojnë edhe ndonjë version të ri të filmit, dhe ndoshta ta tejkalojnë Avatarin. Për shembull, Avatari i ka fituar më shumë se 33 milionë dollarë kur u shfaq në kinema, kështu që ende ka gjasa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button