Peruja mposhti Kilin dhe iu bashkua Brazilit në finale (VIDEO)

Kupa e Amerikës edhe në gjysmëfinalen e dytë ka sjellë befasi. Pas kualifikimit të Brazilit në finalen e 7 korrikut, sot është kualifikuar edhe Peruja, pasi e mundi Kilin në rezultat 3-0, përcjell Portalb.mk.

Të gjithë kanë pritur triumfin e Kilit, pasi ai edhe në fushë kishte më shumë raste në gjuajtje në portë, por Peruja bëri kthesë të madhe, dhe arriti që shënojë tre gola.

Dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes nga Youtun, ndërkaq i treti nga Paulo Guerreros në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button