Itali, u mbyt në lum një 17-vjeçar shqiptar

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Sipas mediave italiane, i mituri shqiptar, identiteti të cilit nuk bëhet me dije, ka hyrë në lumë për t’u larë dhe për pasoja ka gjetur vdekjen, njofton TCH.

Adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej.

Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por tragjedia kishte ndodhur tashmë.

Ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riut të pa jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button