Sonte do të luhet gjysmëfinalja tjetër në Copa America “Brazil 2019” (VIDEO)

Pas gjysmëfinales Brazil – Argjentinë 2-0, sonte në mesnatë do të luhet gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Kilit dhe Perusë, njofton Portalb.mk.

Kili arriti të siguron fitoren në çerekfinalen kundër Kolumbisë me ndihëm ne penalltive, pasi ndeshja ishte mbyllur pa gola, 0-0. Gjithashtu edhe Peru kualifikimin në gjysmëfinale e arriti me ndihmën e penalltive, pasi në ndeshjen çerekfinale kundër Uruguait nuk pësuan dhe nuk shënuan gol gjatë gjithë ndeshjes, 0-0.

Gjyqtari i ndeshjes Kili – Peru do të jetë kolumbiani Uilmar Roldan. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena de Gremiu”, në qytetin Porto Alegre.

Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet me Brazilin në finale me 7 korrik, ndërsa humbësi i ndeshjes do të lufton përballë Argjentinës me 6 korrik për vendin e tretë.

 

LEXO: Në mesnatë do të fillojë Copa America BRAZIL 2019
LEXO: Dështoi Mesi, dështoi Argjentina, Brazili në finale (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button