Për ditëlindje e përlotën gazetaren e njohur në emision (VIDEO)

Mbrëmë kur shënoi ora 00:00 në mesnatë, moderatorja e emisionit “Tempora” Sonila Meço u përlot live në studio, përcjell Portalb.mk.

Ajo ishte në transmetim direkt në RTV Ora kur stafi vendosi ta befasonte për 42-vjetorin e lindjes. Regjia i ndërpreu fjalën për ti treguar një video që kishin përgatitur për të. E habitur, moderatorja u prek nga mesazhi i vogëlushes së saj Amaris, së bashku me kushërinjtë që i uronin ditëlindjen.

Ashtu plot emocione, Sonila shkoi të përqafonte publikun dhe t’i falënderonte. Sigurisht që organizatorja ishte Kozeta Kurti, e cila vijoi surprizën. Kur Sonila po përqafonte publikun, Kozeta u shfaq me një tortë që shënonte vetëm numrin “1”.

“Ta zgjodhëm të bardhë siç je vetë. Ta zgjodhëm të kuqe për gjithë dashurinë që jep dhe ta zgjodhëm të artë sepse je e artë, për të gjithë kënaqësinë që na ke dhënë në punë dhe shpresojmë që ta vazhdojmë”, tha Kozeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button