Prokuroria Publike hodhi poshtë padinë kundër Kançeska-Milevskës

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PThP) solli Vendim me të cilin e hedh poshtë padinë penale kundër ish ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska –Milevska, zëvendësin e saj Dragan Nedelkjoviq dhe kundër Gj.T., ish këshilltar shtetëror për çështje financiare dhe udhëheqës në Sektorin për financa në Ministrinë e Kulturës, për punë të pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-v paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Bëhet fjalë për padi penale të ngritur nga Ministria e Financave – Drejtoria për Polici Financiare deri te PThP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila ishte dorëzuar për veprim kompetent deri te PThP-Shkup. Në padinë theksohej se tre të denoncuarit, në cilësinë e ministrit të Kulturës, zëvendësministrit të Kulturës dhe udhëheqës i Sektorit për çështje financiare në Ministrinë e Kulturës, në periudhën nga korriku i vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2017, me lëshimin e mbikëqyrjes pa ndërgjegje kanë vepruar në kryerjen e detyrimeve dhe obligimeve të tyre. Gjatë kësaj, ata në kundërshtim me nenin 581 të Ligjit për shoqata tregtare, sipas të cilit shoqata të huaja nuk mund të kryejnë veprimtari në territorin e shtetit derisa nuk organizojnë filial, kanë pranuar situata kohore – fatura nga subjekt i huaj juridik “Svetlost teatër” SHPK Beograd, Republika e  Serbisë, në të cilat në mënyrë joligjore ishte kalkuluar tatimi i vlerës së shtuar në vlerë prej 18%. Në këtë mënyrë ishte kryer pagesë jashtë vendit në bazë të 11 marrëveshjeve për kryerjen e shërbimeve, mallrave dhe punëve të realizuara në shtet, me çka Drejtoria për polici financiare ka vlerësuar se ishte shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 2.770.640 euro”, thonë nga PTHP.

Duke vepruar sipas padisë penale, prokurori kompetent publik ka kryer hetim për të denoncuarit dhe për përfaqësuesin e  Ministrisë së Kulturës, ndërsa ishte kryer edhe kontroll dhe analizë në raportet revizore për punën e Ministrisë së Kulturës për vitet e theksuara. Në të gjitha raportet e vendosura nuk janë konstatuar parregullsi në aktivitetet dhe transaksionet financiare drejtë subjektit të theksuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button