“Fshesa” deri më 9 korrik do të prek mbi 20 drejtori

Pas zgjedhjeve presidenciale, kryeministri Zoran Zaev pati paralajmëruar ndryshime të kuadrit në gjithë nivelet e pushtetit, njofton Portalb.mk.

Pas ndryshimeve në eshalonin e parë, që i përfshin ministritë, kryeministri Zaev sot paralajmëroi se deri më 9 korrik do të vazhdon me ndryshimin e kuadrit në drejtoritë që udhëhiqen nga pushteti qendror.

“Të martën, më 9 korrik mund të sillen vendime për disa drejtori. Numrat sillen nga 20 deri 25 drejtori, por duhet t’i shohim edhe njëherë të gjitha çështjet , të gjitha argumentet, sepse vendimet duhet të jenë ligjore. Kështu që bëhet fjalë për 20 deri më 25 drejtori nga niveli qendror që do të kenë ndryshime”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

LEXO: “Fshesa” do të përfshijë të gjitha nivelet e pushtetit
LEXO: Takimi i sekretarëve të partive të koalicionit qeveritar: “Fshesa” është në dobi të qytetarëve
LEXO: Angjushev: Nuk kam dert nga “fshesa”, është në kompetencë të kryeministrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button