fbpx

Zaevi e mbron Rashkovskin: Nuk mund ta bëni sallatë

Kryeministri Zoran Zaev u vendos bindshëm në anën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, në lidhje me aferën për rregullim tenderi. Zaev vlerëson se Rashkovski nuk ka qenë arrogant në prononcimin e tij por që mediat s’mund ta bëjnë sallatë me kritika për punën e tij.

“Ne jemi qeveri transparente dhe e duam qasjen kritike të mediave por nuk do ta bëni dikë sallatë kur doni dhe si doni si person fizik. Qeveria nuk do të dorëzojë padi. Puna jonë nuk është që të paditemi me gazetarët dhe me mediat por secili individ si person fizik ka të drejtë ta ruaj dinjitetin personal sepse vetëm ashtu do të jemi një vend normal. Kur pranojmë funksione të caktuara për t’i shërbyer popullit kjo nuk nënkupton se secili mund të jetë theks boksi qoftë edhe kur e meriton ose jo”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër, transmeton Alsat M.

Kryeministri sqaroi se biseda në zyrën e Rashkovskit të cilën e publikuan ditë më parë mediat, nuk ka qenë për rregullim tenderi por për vazhdimin e procedurës për tenderin e vendosur vite më herët. Rashkovski, sipas tij, ka qenë i autorizuar të përshpejtojë procedurën. Kryeministri bëri të ditur se së shpejti do të ketë procedim penal sa i takon ngatërresave të procedurës për furnizim me pajisje për sistemin e radarit për M-Nav.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close