RMV, ka filluar paraqitja për pensionet sociale për më tepër se 6.000 presona pa kurrfarë të ardhurash

Qytetarët e interesuar për të realizuar të drejtën për pension social në vlerë prej rreth 6.000 denarë tashmë kanë filluar t’iu drejtohen qendrave për punë sociale në të gjithë shtetin për t’u informuar për dokumentet që do t’ju nevojiten për ta realizuar këtë të drejtë. Autoritetet nëpër qendra thonë se interesi është i madh dhe se gjatë këtij muaji pritet qytetarët ta kompletojnë dokumentacionin e duhur dhe të paraqesin kërkesat, shkruan Nova, transmeton Portalb. Pastaj, thonë ata, do të duhet të dihet numri i qytetarëve të cilët do të jenë mund ta realizojnë këtë të drejtë, megjithëse fillimisht është parashikuar që ky numër mund të arrijë mbi 6.000.

“Në periudhën e kaluar, ekziston interes i madh te qytetarët për ta realizuar këtë të drejtë. Ata vijnë në qendrat për punë për t’u informuar se cilat dokumente iu duhen që të mund ta realizojnë këtë të drejtë. Gjatë këtij muaji ata duhet të kompletojnë dokumentet dhe t’i dorëzojnë ato në qendra. Vetëm kah fundi i këtij muaji do të mund të kemi informacion se sa qytetarë mund ta realozojnë këtë të drejtë, thotë Natasha Stanojeviç, drejtore e Qendrës për Punë Sociale Shkup.

Mundësi për mbi 6.000 qytetarë

Gjatë miratimit të ligjit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale parashikoi që me këtë program ka mundësi të përshihen rreth 6,000 qytetarë të cilët nuk kanë burime të tjera të ekzistencës. Ligji u miratua në fund të majit të këtij viti. Sipas dispozitave të tij, të gjithë personat, të cilët janë të paktën 15 vjet shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk marrin pension pleqërie kanë të drejtë kompensimit, duke i përfshirë edhe ata që s’kanë asnjë ditë pune.

Për familjet ku edhe burri edhe gruaja i plotësojnë kushtet për të shfrytëzuar sigurim social, kompensimin do të përdorin vetëm një anëtar për shkak se është e drejtë e mbrojtjes sociale dhe s’ka të bëjë me sigurimin pensional dhe invalidor, sqarojnë nga Ministria e punës dhe politikës sociale .

Të drejtën për siguri sociale për të moshuarit, qytetarët mund të realizojnë nëse s’kanë pronë të veten dhe të drejta të pronësore prej të cilave mund të kujdesen, nëse nuk shfrytëzojnë pension të Republikës së Maqedonisë së Veriut apo ndonjë lloj pagese në bazë të moshës, invaliditetit ose për shkak të pësimit në ndonjë shtet tjetër dhe nuk ka realizuar të ardhura në të gjitha bazat gjatë tre muajve të fundit para paraqitjes së aplikimit.

Të drejtën për pension social nuk mund ta realizojë person i cili me vendim të qendrës për punë sociale është e vendosur më shumë se 30 ditë në institucion për mbrojtje sociale jashtë familjare, në institucion shëndetësor ose institucion tjetër.

Shuma mujore e të drejtës për sigurim social për të moshuarit, harmonizohet me rritjen e kostos së jetesës për vitin paraprak, e publikuar nga Entit shtetëror për statistikë, në janar të këtij aktual. Në rast se s’ka rritje të kostos së jetesës për vitin paraprak, niveli i së drejtës për siguri sociale për të moshuarit nuk harmonizohet.

Përfituesi i një pensioni social ka të drejtë kompensimi plotësues monetar për të mbuluar një pjese të shpenzimeve për konsum dhe energjisë në familje për muajt nga tetori deri në mars.

Përfituesit të drejtës për sigurim social për të moshuarit i sigurohet edhe e drejta për mbrojtje shëndetësore, sipas këtij ligji dhe rregulloreve nga fusha e sigurimit shëndetësor, në qoftë se nuk mund të realizojë sigurim mbi bazë tjetër.

Pensioni social për të zvogëluar varfërinë e personave të moshuar

Ky pension është e drejtë sociale, diçka që venin në pah ekspertët, të cilët mendonin se në këtë mënyrë nuk do të bëhej barrë plotësuese  për Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor.

Ka ekspertët të cilët mendojnë se kuadri i pensionit social i vendosur kështu nuk do ta përmirësohet varfërinë relative, por se do ta zhdukë varfërinë absolute krejtësisht te popullata mbi 65 vjeç.

“Pensionin social ka një efekt të lehtë pozitiv në barazinë e të ardhurave në Maqedoninë e Veriut. Kushti për të marrë pensionin social që partneri martesor apo jashtëmartesor mos të ketë kurrfarë të ardhura është shumë e i ashpër dhe e parandalon arritjen e qëllimit kryesor të vendosur për pensionin social, përkatësisht nxjerrjen e këtyre individëve nga varfëria relative”, theksuan nga Fajnanas Think në analizën “A do ta ulë pensioni social varfërinë e personave të moshuar”.

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi pension social, që do të jetë në lartësinë e 40 përqindëshit të pensionit mesatar, për persona mbi moshën 60 vjeçare, të cilët në 20 vitet e fundit kanë jetuar në Maqedoni dhe nuk i përmbushin kushtet për pension. Ky premtim zgjedhor i dhënë në programin e socialdemokratëve: “Plani për jetë në Maqedoni” është edhe pjesë e Planit 24m – reformat urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button